Unë hipokrit?’ | Ndreca përplaset me Kikian: Sa të jem këtu, nuk e thua dot

0
314
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Plarent Ndreca dhe gazetari Mentor Kikia kanë debatuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Sipas gazetarit, është hipokrizi të dëgjosh nga mazhoranca, se është e shqetësuar për faktin që opozita është e dobët.

Mentor Kikia: Të dëgjosh mazhorancën të thotë, që ne jemi të shqetësuar që kemi një opozitë të dobët dhe për këtë nuk ndjehemi mirë, është kulmi i hiprokozisë.

Plarent Ndreca: Domethënë unë jam hipokrit po thua?

Mentor Kikia: U shpreha në tërësi.

Plarent Ndreca: Nuk është mirë që të vesh këtë term, përsa kohë jam unë këtu. Nuk akuzova as Ivin, që e kam kundërshtar, që është hipokrit, jo të më thuash ti hipokrit.

Mentor Kikia: Them që është hipokrizi, sepse një qeverie, padyshim, jo në Shqipëri, por kudo që të jetë, i intereson një kundërshtar politik i dobët.

Zjarr Tv Ad