Elva Margarita s’ka asnjë përgjigje për kulturën!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përballë pyetjeve të gazetarëve Ministrja e Kulturës, Elva Margarita nuk ka patur shumë përgjigje shteruese përveç fjalëve dhe retorikës strehuese tek gjërat e përgjithshme, që më shumë se rezultat i punës së institucionit që ajo drejton, janë në fakt produkt i qeverisë, nisma e projekte që iniciohen e mbikqyren direkt nga kryeministri Edi Rama.

Në konferencën e sotme për mediat shumë nga përgjigjet që duhet t’i jepte Margariti, në fakt u duk sikur i “rrëmbeu” Kumbaro, e cila kulturën e ka tërhequr pas vetes edhe tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që ajo drejton aktualisht. Aq sa duket sikur Mirela vijon të jetë akoma edhe ministre Kulture, edhe ministre Mjedisi.

Margariti flet akoma dhe e shpall prioritet për vitin 2023 Rijetësimin në Trashëgimisë Kulturore, cila ka qenë një ndër nismat me të cilat Kumbaro mund të krenohet fare mirë në mandatin e saj si ministre Kulture dhe jo sepse me të mbaroi gjithë rijetësimi në vend, i monumenteve, fshatrave apo zonave historike, por për gjithë filozofinë, energjinë dhe mendësinë që përçoi. Një filozofi, të cilën Margariti sot e përmend si për inerci, pa vepra që do të bënin diferencën.

Margariti pas kaq vitesh në krye të një institucioni jo pak të rëndësishëm, akoma nuk e ka kuptuar se puna e ministrit mbi gjithçka tjetër është filozofia, fryma, inciativat, vizioni që përçon dhe që promovon, gjë që për hir së vërtetës gjatë kohës që ajo drejton kulturën nuk e kemi parë. Aq sa fatkeqësisht, të gjithë nën zë, madje edhe në zyrat qendrore të qeverisë e pranojnë se Kultura nuk ka më ministër.

Përtej projekteve madhore që shkojnë përtej zyrës së saj në Kinostudio, siç ishte projekti i Piramidës së Tiranës, Margariti nuk mundi t’i tregonte publikut asgjë të re sa i takon atyre projekteve që i japin gjallëri mjedisit kulturor në Shqipëri. Madje shumë nga projeket e listuara kanë kohë që qëndrojnë nëpër zyrat e ministrisë, për arsye që i di ajo si titullare.

Pavarësisht se çfarë ka në letra ministrja, perceptimi dhe ajo çfarë publiku ka marrë nga jeta kulturore sidomos pas pandemisë është nul.

Një heshtje e thellë ka pushtuar institucionet e kulturës, një gjumë dimëror arushian, të cilin as ca projektorë të vendosur në zyrën kryeministrore nuk e zgjojnë dot.

Margariti madje ka harruar të hapë thirrjet e vitit për projektet e kulturës që mbështeten nga ministria që ajo drejton, të cilat pasi ia kujtoi gazetarja, tha se do t’i shpallte në javët në vijim, ndërkohë që ka qenë praktikë që thirrjet shpalleshin në fund të dhjetori deri në javën e parë të janarit.

Biblioteka Kombëtare, një prioritet-projekt i mbartur ndër vite, për të cilin sërish Margariti nuk mundi të na tregonte asnjë konkludim, përtej pjesës që e dimë të gjithë, ngërçit që ekziston mes shoqërisë shqiptaro-italiane që menaxhon hapësirën midis Bibliotekës dhe Teatrit dhe të Operas. Asgjë e re nuk ka ecur para në këtë drejtim, sa kohë përgjigja e vitit 2023 e Margaritit është e njëjta me atë të vitit 2017 apo 2018.

Po ashtu edhe pyetjeve për Butrintin apo Urën e Zogut, ministrja nuk mundi t’u jepte përgjigjet që priten prej saj. Pra, asgjë e re nga fronti kulturor!/ dritare.net

Zjarr Tv Ad