Carlo Bolino sulmon Artan Hoxhën: Është paguar nga Berisha për të publikuar …..

0
415
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Carlo Bollino ka sulmuar ashpër gazetarin Artan Hoxha, i cili publikoi një transkriptim të dialogut të zhvilluar më 21 janar 2011 mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa vartësve që u ndeshën me demonstruesit duke shkaktuar 4 të vrarë. Shkrimi i Bollinos për kolegun dhe ish punonjesin e tij te dikurshëm është i mbushir me shprehje si “megaloman”, “mani protagonizmi”, “sharlatan”, “gazetarë investigativë” që shpikin akuza të paverifikueshme, vetëm e vetëm që të ftohen nëpër studio televizive”.

Fillimisht Bollino hedh poshtë autenticitetin e materialit audio. “Dokumenti i paraqitur fillimisht si një audio-përgjim, në të vërtetë është vetëm një tekst pa audio, sepse audio (shpjegojnë gazetarët që kanë shpërndarë zbardhjen) iu është dorëzuar familjarëve të viktimave, të cilët nga ana e tyre duhet ta dorëzojnë në prokurori si provë. Provat sipas këtyre gazetarëve skrupolozë, ”nuk mund të publikohen online”. Por duket se mëria e vjetër që ka me Artan Hoxhën nuk përfundon këtu.

Ai vazhdon: “Në një vend ku të ashtuquajturit ”gazetarë investigativë” janë mësuar të shpikin dhe të botojnë akuza të paverifikueshme, vetëm e vetëm që të ftohen nëpër studio televizive, është e çuditëshme që kur më në fund kanë një provë konkrete në duar, zgjedhin të mos e shpërndajnë. Më e mundshme është se ky vendim është marrë nga kush ka vendosur t’ja besojë medias ato regjistrime, prandaj, edhe këtë herë gazetarët-investigativë nuk janë autorët e asnjë investigimi, por vetëm mjete në duar të të tjerëve”.

Dhe për ta ngulur më thellë thikën në plagë Bollino shkruan në editorialin e vet: “Si është e mundur që qeveria, përmes Elisa Spiropalit dhe ministri Ulsi Manja, ka vendosur të besojë menjëherë në atë “prodhim gazetaresk” misterioz, pa e verifikuar më parë personalisht duke e dëgjuar? Nëse nuk fsheh qëllime të tjera, kjo mund të jetë prova e pafundtë e faktit se mediat janë “sharlatane” vetëm kur u vjen për shtat”.

Pasi analizon atë që ka lexuar dhe jo dëgjuar gazetari italo shqiptar aludon se Artan Hoxha është manipuluar nga Sali Berisha për botimin e këtij pasazhi që ka si qëllim të fajësokë Lulzim Bashën dhe të lehtësojë pozitat e ish kryeministrit. “Eshtë kjo dhe vetëm kjo e vërteta e re nga ky dokument që akuzon Bashën dhe nuk fajëson Berishën: Duke njohur rolin diabolik të Sali Berishës, është i fortë dyshimi se “dora” që ka ofruar transkriptimet (e pjesshme) të atyre komunikimeve radio 12 vite pas ngjarjeve, nuk janë shërbimet e huaja sekrete si po përpiqet të thuhet, por pikërisht stafi i “doktorit” që edhe këtë herë po piloton “gazetarët” duke shfrytëzuar megalomaninë e tyre dhe maninë për protagonizëm të tejskajshëm”.

Pasi publikoi bisedat Artan Hoxha deklaroi se regjistrimi ishte bërë nga një shërbim i huaj.

“Pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. Kishte njerëz shumë tek kualifikuar të vendeve aleatë nuk mund të rinin pa e parë këtë ngjarje.

Ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. Më është vënë në dispozicion për të akorduar ngjarjet. Më është kërkuar të bëj mbivendosje, për të lidhur zërin me figurën. Jam tronditur kur e kam dëgjuar” kishte thënë ai.

Zjarr Tv Ad