E PABESUESHME: Gjithçka ishte inskenim, Alda Klosi detyroi pastrusen që të….

0
1958
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e pastrueses Rozeta Dovi, e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar dëshminë e pastrueses, e cila çoi në arrestimin e ish-zyrtares mbrëmjen e djeshme nën akuzën për pastrim parash.

Sipas asaj që ka dëshmuar pastruesja në polici, Klosi donte të bënte përgjegjës burrin me të cilin kishte probleme së fundmi ndaj dhe bashkëpunuan për të inskenuan vjedhjen. Mësohet se Alda Klosi është shoqëruar në polici dje pas dëshmisë së pastrueses dhe është arrestuar në 22:30.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Vjedhjen e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin.

Atë ditë nuk kam marrë lekë”, ka thënë pastruesja. Ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë./abcnews.al

Zjarr Tv Ad