Enkelejd Alibeaj ndan lajmin e trishtë: Me dhimbje të thellë ju njoftoj ndarjen nga jeta të….

0
866
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Qarkut Fier Enkelejd Alibeaj nëpërmjet një statusi ka njoftuar lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kryetarit të parë të Partisë Demokratike dhe Kryetarin e parë të Bashkisë në Durrës

Statusi i Enkelejd Alibeajt:

Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).

Tomor Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Për mua, për demokratët e sidomos për qytetarët e Durrësit, ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet.

Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëqytetarët e tij durrsakë.

U prehsh në paqe Tomor Golemi!

Zjarr Tv Ad