“Vrasës demokracie! Dorëhiqu”/ Disa ditë përpara protestës së 11 shkurtit, Tirana mbushet me postera kundër kryeministrit Rama

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita ka filluar përgatitjet për organizimin e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt.

Disa ditë përpara, mbështetës të Partisë Demokratike kanë ngjitur postera në muret e Tiranës ku shfaqet kryeministri Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal.

Siç shihet nga fotot, në postera shkruhen: “Vrasës demokracie, “Dorëhiqu”, një formë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi disa ditë më parë zhvillimin e protestës së 11 shkurtit, pas publikimit të skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kreun e qeverisë shqiptare.

Protesta do të zhvillohet në orën 12:00 përpara kryeministrisë. Prej disa ditësh, Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestë.

Zjarr Tv Ad