Lulzim Basha paralajmron: 2 dosje të bujshme pritet të shpërthejnë nga SPAK për Sali Berishën!

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha duket se e presin një mal me telashe gjatë ditëve në vijim. Pas goditjes që i dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e shpallën “non grata”, Gjykatës së Apelit që pritet të rrëzoi vendimin e paprecedent të Agron Zhukrit, duke i hequr Partinë Demokratike “Foltores” dhe ja kaluar atë grupit të Lulzim Bashës, ish-kryeministri Berisha me shumë gjasa do të tronditet edhe nga drejtësia shqiptare.

Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen disa dosje të bujshme dhe mjaft ë “nxehta”, ku në to është përfshirë edhe zoti Berisha. Bëhet fjalë për dosjet e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe ajo e “Gërdecit”, të cilat pritet t’i hanë kokën kreut të “Foltores”, duke e çuar në bankën e të akuzuarve.

Berisha po ushtron presion ndaj deputetëve të Bashës, në mënyrë që ta mbështesin atë, qasje kjo që i jep atij imunit. Por duket se përfshirja e tij në aferat e sipërpërmendura, do të fundosin atë. Një paralajmërim të kësaj natyre e ka bërë edhe vetë ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka nisur të shfaqet ditët e fundit, duke takuar mbështetësit e tij në Partinë Demokratike.

Gjatë një takimi javën që shkoi, Basha ka njoftuar deputetët e grupit të tij se do të shkojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar takime të rëndësishme. Madje, mësohet se Basha ka pohuar se do të marrë mbështetje në SHBA për të rimarrë kreun e PD-së, për të vijuar përpjekjet për të ardhur në pushtet. Gjatë takimeve, Basha ka pohuar se Berisha do të arrestohet nga SPAK për aferën me ish-klubin “Partizani”.

Sipas tij, referuar burimeve, Berisha i ka ditët e numëruara në PD. Alarmohet “Foltorja” Por kjo lëvizje e ish-kryetarit Lulzim Basha duket ka shqetësuar Berishën, i cili mori drejtimin e Partisë Demokratike përmes dhunës dhe kapjes. Mediat pranë Berishës thonë se Basha gënjen për vizitën në SHBA. Sipas Berishës, nëse Basha shkon në SHBA duhet të arrestohet për lobimin rus. “Asgjë nuk ka ndryshuar, madje tonet e SHBA në këtë drejtim janë përforcuar. Së fundmi ishte senatorja amerikane, Jeanne Shaheen që tha se Uashingtoni është shumë i shqetësuar për financimet ruse. Pasi e përdorën për interesat e tyre, Yuri Kim dhe Gabriel Escobar e ‘flakën’ Lulzim Bashën. Tani kjo historia e ‘vizitës’ së tij në SHBA duket akoma më qesharake.

Ajo nuk karrikon dot as ata persona që numërohen me gishta dhe që i shkojnë nga pas. ‘Vizita’ e tij në SHBA do kishte vetëm një rezultat: vënien para drejtësisë amerikane”, shkruajnë mediat pranë Berishës. “Rithemelimi” sulmon Bashën Ndërkohë edhe deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ngritur dyshime të forta, lidhur me hyrjen e Lulzim Bashës në SHBA. I ftuar në një studio televizive, Këlliçi solli në vëmendje ftesën që Gabriel Escobar i bëri vjet Bashës për në Uashington, në një kohë që ky i fundit është nën hetim nga inteligjenca amerikane për financimet ruse. Sipas tij, kjo gjë ka një paqartësi.

“Duhet të ndajmë politikën dhe axhendën e një ambasade të caktuar nga politika zyrtare e një shteti të caktuar. Janë dy axhenda të ndryshme. Edhe sjellja diplomatike, nuk besoj se ka shtet në botë që u kërkon ambasadorëve të tyre të shkelin Konventën e Vjenës, të ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran. A erdhi vjet Gabriel Escobar në Tiranë? A e ftoj Lulzim Bashën publikisht në Uashington? Pse nuk shkoi Basha në Uashington? Tani ose zotëria me gjithë respektin nuk ka pasur informacionin e saktë nga vartësit e tij këtu, ose ka një problem shumë të madh këtu. Një njeri që3 është nën hetim nga inteligjenca amerikane për financimet ruse të ftohet zyrtarisht në Uashington. Ka një non sens shumë të madh dhe këtë le ta gjejnë ata që keqinformojnë eprorët e tyre”, deklaroi Këlliçi./ SHKRUAR NGA ELMAS BOGDANI

Zjarr Tv Ad