Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Grupi i Enkelejd Alibeajt ka zbuluar kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit për kryetar bashkie në Poliçan. Bëhet fjalë për Florian Qamën. Qama është lindur në Berat në një familje të nderuar arsimtarësh dhe me tradita.
Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë.
Gjithashtu ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega inxhinieri elektronike.
Është bërë anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 2003.
Në vitin 2007 kryetar i FRPD-së, grupseksioni Vertop deri në vitin 2013-të. Në vitin 2015 kandidat për bashkinë e Poliçanit dhe më pas zgjjidhet kryetar i degës së PD, Poliçan. Aktualisht ai është mësues në gjimnazin e Poliçanit./ CNA.al