Berisha kërkon mbylljen e seancës .

0
1726
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme ka akuzuar sërish Ramën. Ditët e fundit, koalicioni PS-LSI duket se ende nuk i ka rregulluar marrëdhëniet, duke bërë që asnë ministër i LSI të mos jetë i pranishëm në Kuvend, po ashtu dhe Rama. Mungesën e deputetëve të LSI në sallën e Parlamentit këtë të enjte, e ka përmendur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nisur nga ky fakt ka kërkuar mbylljen e seancës.
Berisha nuk ka ngurruar të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai “po fshihet nën jorgan”.

“Këtu nuk ka asnjë deputet të LSI, për ca rrini këtu. Mbylleni seancën. Kreu juaj futet nën jorgan. Është në psikozë tani. S’ja mban të vijë këtu në shesh të burrave, të ballafaqohet një për një me implikimet e tij. Pse kështu është parlamenti? Qytetarët duhet të na shohin si ballafaqohemi këtu në parlament për të vërtetat. Vetëm qeveri nuk jeni”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad