Nëse ky Big Brother VIP ka këtë shikueshmëri në shifra rekord është padyshim merita e fenomenit Luiz Ejlli, i cili ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Me shpirtin e tij prej artisti të kompletuar, me zërim magjik, batutat, humorin dhe inteligjencën e tij i ka dhënë kuptim këtij edicioni të BBV, që për të thënë të vërtetën fituesin e ka të caktuar që tani, duke pasur parasysh edhe dobësinë dhe pa aftësinë e banorëve të tjerë për t’i bërë ballë një fenomeni si Luiz Ejllit.
Mirëpo produksionit, që synimin kryesorë ka nxjerrjen e sa më shumë fitimeve nga ky program, nuk i intereson mungesa e rivalitetit brenda lojës, pasi kjo do zbehte interesin e publikut për ta ndjekur programin.
Ndaj dhe produksioni po përpiqet me të gjitha mënyrat që të ndërtojë nga asgjëja një pol të kundër për Luizin me lojtarë të dobët si aktorja Olta Gixhari, Amos Zaharia, Dea Mishele apo Tea, që haptazi kanë dështuar të jenë rivalë të fortë për këngëtarin shkodran.
Lëvizja e fundit e produksionit për të goditur Luizin ishte duke i larguar krahun e tij të djathtë Efin, e cila ishte një lojtare shumë e fortë dhe që “gabimi” i saj i vetëm ishte që zgjodhi të qëndronte në krah dhe jo kundër Luizit.
Por kjo nuk do jetë lëvizja e fundit e produksionit për të ngritur një kundërshtarë kundër Luizit.
Orët e fundit në rrjet qarkullojnë zëra se nesër në shtëpinë e Big Brother VIP do futet si banor Bledi Mane, i cili njiher si një figurë kontraverse që nxit sherr dhe debat në televizion me qëndrimet e tij.
Objektivi i tij do jetë i qartë, të mundohet të nxjerrë Luizin nga vetja duke e sulmuar me pretendimet e tij për të kaluarën e Luizit, pretendime që i ka shfaqur edhe në programin “E Diell”, ku shpesh ka folur kundër Luizit.
Misioni i Bledi Manes do jetë t’i përmend Luizit problemet që sipas Bledit Luizi ka pasur me bixhozin në të shkuarën si dhe të përmend ish-të dashurat e Luizit në shtëpi për të trazuar pikën e dobët të Luizit, lidhjen me Kiarën.
Mbetet për tu parë si do reagojë Luizi, nëse do e ruaj qetësinë apo do e humbasë kontrollin. Por ajo që është e qartë është fakti që produksioni po luan një lojë të pisët vetëm për t’i prishur imazhin që ka në publik Luizit, me gjëra nga e kaluara e tij që nuk kanë asnjë lidhje me lojën brenda shtëpisë.