Shkullaku pyet troç Gaz Bardhin: Ore mbajeni vulën, por ç’e doni?

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për opozitën dhe ndarjen e saj në kampe, që rrezikon të lërë jashtë zgjedhjeve këtë forcë politike.

Mes deputetit Bardhi dhe analistit Armand Shkullaku, ka patur një debat në lidhje me vulën e famshme, për të cilën janë në sherr dy grupet.

PJESË NGA DEBATI:

Armand Shkullaku: Kjo nuk është çështje e një SHPK-je, që unë kam më pak aksione dhe ti ke më shumë. Partia politike është shumicë e vullnetit të anëtarëve. Pse zoti Basha dha dorëheqjen? Sepse nuk kishte më shumicë.

Gazment Bardhi: E dha për të shmangur konfliktin që kishim brenda.

Armand Shkullaku: Unë mendoj se zoti Basha e dha dorëheqjen për shkak të rezultatit shumë të dobët që logoja e PD mori, duke u renditur pas Shtëpisë së Lirisë që doli parti e dytë. Pra, dalim te problemi politik.

Kemi ardhur në një moment, që edhe ne na thonë jeni bërë qesharakë, diskutoni me orë të tëra për opozitën, kur një pjesë që ka shumicën nuk duan ta regjistrojnë në zgjedhje.

Pyetja është, duhet të hyjë PD e Berishës në zgjedhje? Mund ta mbani vulën, por ç’e doni?

Kjo çështje i përket drejtësisë, thoni ju. Këto janë broçkulla. Kush e ka shumicën? Është normale, që një pjesë e shqiptarëve të përjashtohen nga zgjedhjet?

Gazment Bardhi: Biem dakord që shumica e shqiptarëve nuk e duan Edi Ramën, por duhet të shkosh në zgjedhje që çertifikohen nga institucionet dhe mbikqyren nga nje grup vëzhguesish të huaj. Kështu ndodh edhe në parti, brenda institucioneve. Shumica duhet të provohet në rrugë institucionale. Ka një rrugë institucionale se si imponohesh brenda një partie politike.

Armand Shkullaku: A besoni ju që pjesa tjetër është shumicë?

Gazment Bardhi: Në zgjedhjet që kemi pas 3 muajsh, shumicë, pakicë dhe ca socialistë të zhgënjyer, duhet të bëhen bashkë që të mundim Ramën. Kjo nuk bëhet duke u vetëshpallur shumicë apo pakicë.

Armand Shkullaku: Po mbani një gjë që nuk ju takon. Po mbani vulën, nuk po lini PD-në të garojë.

Gazment Bardhi: Nuk po mbaj asgjë. Kur institucionet të shprehen…

Zjarr Tv Ad