Alizoti: Duhet protestë, të bllokojmë, të qëndrojmë në shesh, të reagojmë fuqishëm! Vendi sot pa kryeministër

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti referuar tubimit të thirrur nga opozita më 11 shkurt ka deklaruar se është kundër mitingjeve dhe duhen organizuar protesta që të izolojnë Ramën, i cili sipas tij pas publikimit të skandalit McGonigal ka “dezertuar”.

Ai u shpreh Rama s’mund të përfaqësojë më Shqipërinë në botë dhe është “turp për një kryeministër që fshihet, të mbajë postin, ose ta lërë”.

Tomorr Alizoti: Jemi në dorë të Edi Ramës. Politikisht është i dënuar, është i përfunduar. Ai njeri që deri dje të dilte edhe në frigorifer, tani është fshehur. Po hetohet. Ambasada e SHBA duhet të jepte një reagim.

Është krizë institucionale. Ligjërisht nuk duhet të përfaqësojë më Shqipërinë jashtë. Ky individ nuk është i pjekur për të qenë Kryeministër, nëse pranon të hyjë në këto afera duhet t’i dalë për zot.
Fakti që e kanë kontrolluar mos dil do të thotë se humb kontrollin. Ai është i frikësuar, është turp për një kryeministër. Mbaj postin ose lëre.

Shqiptarët në protestë dalin për veten e tyre, një pjesë e madhe e politikanëve e kanë rregulluar jetën e tyre, kjo është një gjë që cenon interesat e Shqipërisë, shkatërron opozitën.

Duan të jenë si Evropa, nëse shkatërron opozitën s’ka demokraci. Duhet të bllokojë dhe izolojë Ramën, protestë ku Rama të izolohej. Mjafton të shikojë qytetet e mëdha të Evropës.

Protesta mund të qëndrosh në shesh, të bllokosh por jo mitingje.
Protestat nuk organizohen duhet të ndodhin. Kërkojmë që kryeministri të vijë në interpelancë dhe s’vjen. Kryeministri aktual s’mund të përfaqësojë më Shqipërinë në botë.

Duhet të jetë rezistencë ndaj një njeriu. Kryeministri nuk është përgjigjur për asgjë. Gjykatat s’merren me të, por me njerëzit e thjeshtë. Hetim serioz është për atë që është në pushtet. Populli duhet të reagojë.

Shqipëria sot është pa kryeministër, ka dezertuar, ka ikur. Ka lënë qeverinë në det të hapur, në korrupsion. Parlamenti nuk funksionon më, do të thotë që s’funksionon shteti. Opozita duhet të jetë serioze, por jo të bëjë mitingje.

Zjarr Tv Ad