Një aksident i rëndë është shënuar mbëmjen e kësaj të enjteje. Një taksi ka aksidentuar per vdekje një person pranë KMY në Yzberisht.
Sipas të dhënave të para, të marra nga policia bëhet e ditur se, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte ky automjetet.
Burime për ZJARR TELEVIZION bejne me dije se shoferi eshte shtetasi me iniciale L.L.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Vlen për tu theksuar fakti se ne kete aks mungon sinjalistika rrugore qe con ne pasoje te ketyre aksidenteve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.