Ndërkohë që zhvillimet politike në vend sa vijnë e po bëhen më komplekse e të paparashikueshme, një kandidat i ri i është afruar liderit historik Sali Berisha. Një bashkim që askush nuk e priste.
E pabesueshme se si një herë të vetme në publikimet e tyre KRYEDEMOKRATI BERISHA dhe BIZNESMENI VIP GJERGJ LUCA,janë në të njëjtën linjë mendimi.
Ata të dy, e duan figurën e djalit më të preferuar të momentit: LUIZ EJLLI.
“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, ka thënë Berisha para pak kohësh.
Nga ana tjetër Luca ka mbështetur para pak kohësh “shkodranin e tij” me anë të një videomesazhi ku shprehet se Luiz Ejlli është një djalë i zgjuar dhe një konkurrent i fortë.
Ai me anë të kësaj video u kërkon ndjekësve që mos ta prekin Luiz Ejllin se hyjnë në sherr me Dukagjinin!
Me sa duket pozitiviteti që përcjell banori më i famshëm ka ndikuar që shumë figura të njohura të botës së politikës, artit apo biznesit të mendojnë njëlloj.