E trishtë! Aktori i dashur nga shqitarët në serialin Osmani nxirret i pajété nga rrënojat (Emri+Foto)

0
973
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i serialit “Osman” Çağdaş Çankaya dhe gruaja e saj muzikante Zilan Tigris u nxorën pa jetë nga rrënojat e apartamentit 9-katësh, i cili u shkatërrua nga tërmeti në Yenişehir të Dijarbakirit.

Nga tërmeti në Dijarbakır humbi jetën Çağdaş Çankaya, i cili për një kohë luajti edhe në serialin “Osman” dhe bashkëshortja e tij muzikante Zilan Tigris.

Trupat e pajetë të çiftit janë nxjerrë sot pas 7 ditësh nga tërmeti. Ndonëse deri dje u dëgjuan zëra nën rrënoja, fatkeqësisht sot çifti u nxor pa jetë pasi nuk mbijetuan dot edhe për shkak të motit të ftohtë.

Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë jugore, 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi rajonin.

Videoja e shpërndarë nga bashkia e Stambollit tregon ekipet e kërkim-shpëtimit duke nxjerrë vajzën e quajtur Cudi nga rrënojat dhe duke e transportuar me barelë.

“Cudi është e dashura jonë”, dëgjohet duke thënë një person në video, së bashku me “Haleluja!” Një tjetër i mbijetuar, një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u shpëtua nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në të njëjtën provincë këtë të dielë.

Zjarr Tv Ad