Ish-ministri Lefter Koka nuk është ndjerë mirë gjatë seancës së sotme gjyqësore. Ai është larguar nga salla e seancës paraprake për inceneratorin e Fierit për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij.
Pak minuta më herët, ai ka folur në seancën paraprake duke e cilësuar Monika Kryemadhin si “të çmendur” ndërsa thotë se ka shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me ligjin.
Në seancën paraprake që zhvillohet sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake. Për seancën paraprake për Inceneratorin e Fierit u paraqitën edhe Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre po paraqesin pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.