Luizi fundos përfundimisht Arbanën dhe produksionin: Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të

0
3781
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra tjetrën.
Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.





Luizi: Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do dal bashkë me Kiarën.





Luizi edhe njëherë përsëriti faktin që nëse del Kiara, do dalë edhe ai. Teksa po bisedonin në suitë, Luizi i tha Kiarës se ose ata të dy do shkojnë bashkë në finale, ose nuk do shkojë asnjëri prej tyre.





Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi. Në fakt, kjo e fundit pak ditë më parë, duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do vazhdojë lojën dhe nuk ka pse del.





Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, nuk munguan bisedat për lojën. Edhe pse ishin për dy netë vetëm dhe u mendua se do flisnin vetëm për njëri-tjetrin dhe do shkëpusnin vëmendjen nga pjesa tjetër e banorëve, në fakt nuk ndodhi kështu.





Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë! Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm. Dje, banorët e “Big Brother Vip” votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi.





Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në living, ndërsa djemtë në dhomën e grimit. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.





Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.Edhe Jori, si Luizi, bëri ‘fushatë’ për t’u bërë lider. Duket se modelja ia arriti, e tashmë ka kryer edhe procesin e ndarjes së detyrave brenda shtëpisë, duke i caktuar secilit banor një punë për të bërë.

Zjarr Tv Ad