Drejtuesi i CNA.al, Elvi Fundo, e sheh konfliktin e Irfan Hysenbelliut, pronar i News24, me qeverinë si një “prishje pazari mes tyre”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fundo tha se Hysenbelliu nuk ka paguar 8 milionë euro taksa dhe se ka përdorur mediat e tij si mburojë ndaj detyrimeve.
“Është prishje pazari. Hysenbelliu nuk ka paguar 8 milionë euro taksa.
Mospagimi i taksve është vepër penale, kanë shkuar njerëz në burg për 30 mijë lek. Nuk është çështje morale, por çështje ligjore.
Nëse nuk paguan taksa, shteti të vjen dhe të vë çelësin.
Irfani nuk e ka për herë të parë me Ramën. E ka bërë me Ridvan Boden, Genc Rulin dhe çdo ministër që është anatemuar, sepse Hysenbelliu donte korridore për të mos paguar taksa”, tha ndër të tjera Fundo.