Tetë drejtues mjetesh arrestohen për “mitëdhënie” ndaj policëve rrugorë

0
452
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit permes nje deklarate te dielen, ka njoftuar goditjen e 8 rasteve të “mitëdhënies” gjatë javës së fundit në të gjithë vendin, 6 prej të cilave nga Policia Rrugore dhe dy raste nga Policia Kufitare.

Si pasojë e kësaj janë arrestuar 8 shtetas, të cilët akuzohen se kanë tentuar t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë.

Policia Rrugore ka arrestuar 6 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative për shkelje të konstatuara, kryesisht për mosvendosje të rripit të sigurimit apo të tjera të Kodit Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Rrugores.

Po kështu, duke u kapur në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe pas përpjekjes për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare, këta të fundit kanë ndaluar dy shtetas.

Policia e Shtetit njofton edhe njëherë se bashkëpunimin me komunitetin për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë e çmon si me shumë vlerë dhe efikase, ndaj dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, apo çdo shkelje të konstatuar, në mënyrë që të ndërtohet një ambient sa më i sigurtë për qytetarët.

Zjarr Tv Ad