Gledian Llatja kopjon programin dhe idetë e Luçiano Boçit! Gafa e kryebashkiakut socialist të Elbasanit. Aleksandër Xhuvanin e ngatërron me…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është kopje apo rastësi?! Teksa kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi prezantonte programin e tij për zgjedhjet e 14 majit, siç duket këto ide i kanë pëlqyer dhe rivalit të tij socialist, Gledian Llatja.

Siç shihet në video, Boçi më 6 prill të këtij viti fliste për një projekt për lagjen Kala në Elbasan dhe shtëpinë e Lef Nosit, po këto ide prezantoi edhe socialisti Llatja më 12 prill. Duket se të njëjtën ide socialisti ka pasur dhe për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, akademikun e njohur elbasanas, të cilin e ngatërron dhe me Aleksandër Moisiun.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Llatja ka prezantuar si program të tij dhe ndërtimin e muzeut të arsimit, një ide kjo e Boçit. E natyrshëm lind pyetja nëse është rastësi e frikshme apo ethet e fushatës kanë nxitur socialistin që të ‘vjedhë’ idetë e rivalit të tij.

Luçiano Boçi: Brenda kalasë ka shtëpi që kanë brenda tyre kujtesën historike të cilat duhen rindërtuar si vlera të trashëgimisë kulturore dhe historike të Elbasanit dhe të jenë pjesë e gudiave turistike. Përmend këtu shtëpinë e Lef Nosit, Aleksandër Xhuvanit, muzeun e arsimit

Gledian Llatja: Gjithashtu kemi një potencial të madh, një trashëgimi të lënë në Elbasan, shtëpinë e Lef Nosit, shtëpia e Aleksandër Moisiut…Aleksnadër Xhuvani ka një potencial shumë të madh. Kemi një projekt të ndërtojmë muzeun e arsimit.

https://www.youtube.com/watch?v=WJGDEZlr62A

Zjarr Tv Ad