Gert Bogdani ndan lajmin e hidhur: U nda nga jeta nona….

0
2653
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U nda nga jeta Nona Kija (Rukija) e Dervish Hatixhese! Nje njeri me zemer aq te bardhe e shpirt aq te madh, qe mbajti gjithmone hapur deren per çdo kend e ne çdo kohe!





Mbaj mend qe femije, qe ne kohe te diktatures, kur priste njerezit (me kujdesin me te madh dhe asnje rastesisht) tek nje dhomez e vogel ne oborrin e shtepise se madhe, qe ne dukje te jepte pershtypjen e nje depos se druve. Ashtu, mes kujdesit dhe frikes, Nona Kija vazhdoi vepren e Dervish Hatixhes se madhe. Deri ne demokraci kur hapi dyert per te gjithe njerezit, jo vetem tironsit qe e donin fort, por per çdo njeri nga çdo cep i Shqiperise.





Gjyshja ime, nona Riku sic e therrisnin te gjithe, si goce e asaj shtepie, gjithmone na ushqeu me dashurine dhe dhembshurine per te tjeret. Si nip i asaj shtepie do me mungoje Nona Kija pa fund, por edhe si qytetar i Tirones do me mungoje si pike referimi e qytetit tone!





Percjellja per ne banesen e fundit behet diten e Marte date 18.04.2023 ne oren 12:00 nga shtepia e saj – Teqja e Dervish Hatixhese.

Zjarr Tv Ad