Personi që shihni në foto është 19-vjeçari Stiven Toshkesi i cili u vra me thikë mbrëmjen e kaluar nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.
19-vjeçari punonte si montazhier pranë televizionit “Tv Klan News”. Dy 18-vjeçarë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj qëlluan me thikë mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarin Stivens Toshkesi. Si pasojë e plagëve i riu humbi jetën rrugës për në spital.
Më herët u bë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë, pasi dyshohet se një nga autorët i ka ngacmuar të dashurën viktimës.
Pikërisht për këtë kishin bërë sherr edhe disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme sherri ka degraduar në përdorimin e thikë duke shkaktuar edhe viktimë 20-vjeçarin.
Policia pak më parë njoftoi se kanë arrestuar një nga autorët Ensi Maze, ndërsa kanë shpallur në kërkim Axel Hoxhajn.