“U shkatërrofshi familjarisht o Allah”- Sara Hoxha publikon mesazhin e turpshëm nga fansja e BBV dhe bën deklaratën e frikshme: Unë, banorë e kolegë kër.cënohemi çdo ditë (FOTO)

0
752
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sara Hoxha, producentja e realityshow-t “BBV” këtë sezon ka qenë mjaft e tërhequr për reagimet, qoftë edhe në rrjetet e saj sociale.

Por pak minuata më parë Sara ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot mallkime nga një ndjekëse dhe e gjitha kjo për lojën e BBV.

“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, është mesazhi i frikshëm që i ka shkuar Sara Hoxhës e cila ka bërë edhe reagimin e vetëm.

“Gëzuar Ramazanin të githëve! Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, shkruan Sara Hoxha.

Zjarr Tv Ad