Opozita i përgjiget “ofertës” Rama-Meta: Jemi gati për tryezë, ja 4 kushtet tona

0
1172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha me aleatët, opozita ka dalë me një deklaratë në lidhje me qëndrimin e mazhorancës mbjtur ditën e sotme.

Duke shprehur gatishmërinë për dialog për zgjedhje të lira, opozita shprehet e gatshme për një tryezë bisedimesh të vërteta dhe jo fasadë.

“Jemi të gatshëm për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira”, shprehet opozita.

Takimi i PD me aleatet, u thirr diten e sotme menjehere pas prezantimit te qendrimit te mazhorances ne lidhje me “gatishmerine per dialogun ne parlament” ne lidhje me ceshtjet qe kane te bejne me lirine e zgjedhjeve.

DEKLARATA
Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Zjarr Tv Ad