Deklarata e fortë e Arjan Çanit: Pse Vangjush Dako është “marimanga e zezë” e zgjedhjeve dhe zari që po përdor Rama

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani tha se Vangjush Dako është merimanga e zezë e cila e ka mbërthyer Durrësin dhe se është e vështirë për ta mposhtur atë.

I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania, çani tha se kryeministri Rama i cili ka projekte të mëdha për Durrësin, do e kishte të vështirë të punonte me një kryebashkiak si Igli Cara, i cili edhe mund ta kundërshtonte. Sipas tij kryeministri do që në bashkinë e Durrësit do një kryabashkiak kukull.

‘Gjushi është strumbullari, është institucioni, Gjushi është merimanga, është shefi i merimangës së madhe. Pastaj ndahet priamida, që është Sako që duhet të marri vendimet, por pastaj ndahet e gjithë piramida e madhe, të gjitha agjencitë, është një ushtri e madhe. Disavantazh tjetër është edhe që Durrësi është Tirana me det. Kur themi ka det, nuk themi që ka plazhin, është Tirana me det me portin e Dubait.

Prandaj këtu është një disavantazh. E mendoni ju që Ramsi i cili ka marrë çdo pushtet, duhet të ketë një kryetar bashkie tjetër veçse një kukulle që të çoj mesazh kjo bëhet e kjo s’bëhet. Edhe unë po të isha në vendin e tij do doja të kisha një zar që të thoshte vetëm “yes shef”. E imagjinoni ju që Ramsi që ka projekte për 2030, të durojë Iglin. Ai s’ka gjë me Iglin, mbase ka shumë respekt, por Igli ka personalitet e mund t’i prishi punë kryeministrit”, tha Arian Çani.

Zjarr Tv Ad