Me rritmet e tallavasë së Tit Vullkanit, Rama nis të kërcejë gjatë fushatës në Elbasan

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë fushatë zgjedhore krejtësisht ndryshe nga të tjerat.

Siç edhe vetë kreu i qeverisë tha nga Elbasani, kjo fushatë do të ketë gëzim e nota shprese, si dhe tingujt e këngës tallava që ai ka zgjedhur për të shoqëruar fushatën.

Si dje në Paskuqan, dhe sot në Elbasan, Rama nuk i ka rezistuar dot muzikës, duke nisur të kërcejë.

Kryeministri pati edhe një koment për ata që kanë kritikuar fushatën e Partisë Socialiste.

“Ata tallavasë i marrin të keqen. Po të thuash ti se rrinë e dëgjojnë gjithë ditën Mozartin dhe u rriten veshët nga tallavaja, e po thua e kanë një arsye. Po këta dëgjojnë tërë ditën se çfarë del nga zorra qorre. Tit Vullkanin në muzikë, këtu, dhe fushata do të jetë e gjelbër, e gëzuar, me nota shprese dhe vështrimin nga e ardhmja”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad