Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka ndërruar jetë intelektuali i mirënjohur Hiqmet Patozi. Ai lindi ne Kavajë dhe pas përfundimit të arsimit të lartë filloi të ushtronte profesionin fisnik të mësuesit ne shkollat e qytetit të Kavajës duke shërbyer një jetë të tërë në arsim.
Patozi ka një mori publikimesh për letërsinë shqipe në libra dhe punimesh shkencore.
Ai ka mbajtur disa poste drejtuese lokale dhe respektohet nga qytetarët e tij të Kavajës dhe intelektualët e vendit per kontributin e rendësishëm në arsiminin e dhjetëra brezave në këtë qytet, por edhe në kryeqytet ku drejtoi për vite të tëra Medresenë e Tiranës.
Hiqmet Patozi u dërgua sot për në banesën e fundit nga familjarët e tij, miq, të njohur, por edhe dhjetëra nxënës, të cilëve ai u ka dhënë mësim ndër vite.