Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, keto kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në mëngjes e më pas gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.