Posteri “i veçantë” i Këlliçit, Lela ngre gishtat në studio: Fuck you to the power! Nuk është herezi

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Posteri i përdorur nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi në fushatën e tij për tu zgjedhur kryetar i parë i Tiranës më 14 maj, ka krijuar debate të shumta.

I ftuar në emisionin “Open”, Alfred Lela, drejtor i zyrës së komunikimit në PD, ka deklaruar se kjo nuk është herezi, por thjeshtë një mënyrë e cila përdoret gjerësisht për të reaguar nga pushtetit në fuqi.

Ndërkohë analisti Fitim Zekthi u shpreh se të tilla gjeste përdoren në politikë duke treguar se ka boshllëk. Mesazhet politike sipas tij as nuk duhen seksualizuar as nuk duhen vulgarizuar.

Pjesë nga debati:

Lela: Fuck you to the power, ka disa dekada që përdoret, nuk ka asnjë herezi e blasfemi këtu. Ju vareni veten me zor në një gisht që nuk është aty për tu varur ju.

Zekthi: Nga pikëpamja politike. Kjo është një boshllëk i politikës shqiptare, kur politikanët nuk kanë ç’bëjnë bëjnë gjeste. Është një gjest që ne nuk e bëjmë në shtëpitë tona, nuk e kemi një kulturë të tillë. Ky është një mesazh politik jo një vepër arti siç pretendon Lubonja. Vepra arti ka edhe nudizëm, nuk mendoj se mund të bëjmë mesazhe politike kështu, nuk mund të vulgarizohen dhe seksualizohen në këtë mënyrë, kjo vjen vetëm nga boshllëku.

Lubonja: Të thuash që arti nuk përcjell ide nuk është normale.

Zekthi: Imazhi i drejtohet instiktit.

Zjarr Tv Ad