Finalisti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli, ka rrëfyer të shtunën mbrëma rrugëtimin e jetës së tij. Mes momenteve pikante dhe të vështira, Ejlli u ndal tek Benet Beci, ish-kreu i KESH që sot garon për Bashkinë e Shkodrës.
Për publikun, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishtë shkodran.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familjeshkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhei jam mirënjohës gjithë jetën.
Kujtojmë se Benet Beci është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës. Kjo deklaratë e Luiz Ejllit vjen në një moment kur Sali Berisha ka tentuar ta përdorë imazhin e tij në fushatë, sikur Ejlli është mbështetës i PD. Por ja çfarë thotë Luizi më fjalët e tij: