Harta e re gjyqësore, “shkrihen” 9 gjykata të Shkallës së Parë në rrethe

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga sot, 1 maj, do të kemi vetëm 13 Gjykata të Shkallës së Parë. Harta e re gjyqësore do të nisë implementimin, teka sot janë mbyllur 9 Gjykata të Shkallës së Lartë.

Gjykatat e Shkallës së Parë që do të shkrihen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni ku qytetarët do i drejtohen për të marrë informacionet që ata duan.

Kjo është faza e dytë e hartës Gjyqësore, ndërsa ajo e treta do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi në kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

Zjarr Tv Ad