Pista e re mbi vdekjen e kenianes: Joy Ayoko dyshohet se i dha informacione një lojtari që kishte fituar shumë të mëdha parash në kazino

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re për vdekjen e kenianes Joy Ayoko.

Hetuesit dyshojnë se e reja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.

Sipas burimeve, mësohet se kjo është pista e re e ngritur së fundmi. Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje.

Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Zjarr Tv Ad