Gazetari Artan Hoxha ka bërë një shkrim ironizues për policët bashkiakë të Tiranës, për të cilët thotë se janë “zhdukur” qëkur ka filluar fushata dhe mezi po durojnë të dalin përsëri në rrugë, pas 14 majit.
Megjithatë, gazetari Artan Hoxha thotë se pas 14 Majit, policët bashkiakë të Tiranës do të jenë përsëri “në qarkullim” për të vendosur gjoba e për të përzënë shitësit ambulantë që qëndrojnë qosheve të pallateve në kryeqytet.
Reagimi i plotë:
Aman ore ku jane zhdukur keta te policise bashkiake se na dogji malli???!!!
Po si ka mundesi, te zhduken me magji te kudondodhurit e bashkise, qe te prisnin poshte deres se pallatit pa zbritur mire nga makina dhe ta plasnin gjoben surratit.
Ore po nuk u shpetonte asnje plake e fshatar nga nahijet e Tiranes, qe strukeshin ne cepat e lagjeve per te shitur nje dore majdanoz apo nje tufe qepe….
More po mbinin nga dheu si xhindi i llambes se Aladinit, te shfaqeshin pas gemushes si shejtani vete…
Aman ore se jemi bere merak, kane dy muaj qe kane avulluar plote 500 police bashkiake dhe ka mbetur Tirana si jetime…
Kujt i shkonte mendja se do na merrte malli kaq shpejt per ta.
Per ato patrullat dyshe, me kostumet e dala boje, me ate jelekun e verdhe si squfuri dhe sidomos me ato blloqet e bukur te gjobave ngjyre mavi, ku ti rendisnin ato zerot e gjobes mu si rruaza perlash njera pas tjetres….
E di mor qerratenj qe mezi po u mban durimi, qe u hane duart per te vendosur ato gjobat mavi mbi fshirset e xhamave.
Po beni si te beni!!!
Ja erdhi data 15, pastaj mjere ky milet çdo heq nga ju…
Do t’u shajne dhe mallkojne per 4 vite rresht, deri sa te zhdukeni serish dy muaj para fushates elektorale te radhes….