Rama sulmon Fredi Bejlerin në Himarë: Doni kryetar Bashkie drurin? Është analfabet, gdhë…! Garancia për pronat tuaja jam unë dhe PS

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvillua një takim elektoral sot me banorët në Himarë, ku iu ka bërë thirrje që të votojnë kandidatin e PS për Bashkinë e Himarës, Jorgo Goro.

Në fjalën e tij Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Fredi Beler, duke e cilësuar si një njeri të paditur.

Kryeministri u shpreh se ai po kërkon që të përdorë në Himarë lidhjet që ka me Greqinë. Mes të tjerave ai u zotua se do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronave në Himarë.

Rama: Këtu në Himarë cfarë nuk është bërë që ng koha e gjyshërve tanë që me mund dhe kursime, ndërtuan fshatrat. Jam shumë krenar për këtë pjesë, është një nga zonat jo vetëm me bukurinë e shquar, por edhe me disa tipare që janë shumë të veçanta, duke filluar nga kokëfortësia që e kemi dhuratë, sepse me kokëfortësi të mund të bëjmë përpara dhe të mos bëjmë kurrë mbrapa. Që atëherë këtu nuk u bë më asgjë, edhe pas luftës, edhe pas rënies së komunizmit.

Këtu ju e dini shumë mirë që bëheshin prodhime të rëndësishme në atë kohë. Kur ne morëm detyrën, kudo ku ishte vënë dorte, ishte prishur dhe dëmtuar. Pronat që supozohej se do ti ktheshin të zotit, kishin hyrë në një labirint pa krye, pseudopronarë të ardhur këtu nga lidhjet me pushtetin në Tiranë. Ata do të shkojnë bashkë në 14 maj dhe do të vënë një kryq, bashkë me Like floririn. E çfarë do të kërkojnë himariotët pastaj këtu, me çfarë investimesh do t’i bëjmë këto? Ai është shumë analfabet në greqisht, se shqip është dru. Të jetë për lidhjet këtu jam vetë.

I them të tërëve se këtu në Himarë nuk janë ndarë njerëzit as kur në Tiranë ishte një mbret. Himara është një dhe mos lejoni asnjë të ndajë. Himara është ndryshe nga të gjitha të tjerat. Ku e gjetën më gdhënë që duan të marrin Himarën, në greqisht analafbet, shqip dru. E doni kryetar Bashkie drurin? Mirë e çani në Bashki, me atë do të bashkëpunoj unë? Çfarë iu duhet ai? Jorgua nuk është i rënë nga qielli, nuk i ka bërë të tëra mirë, jemi të qartë. Jo se është djalë i keq, por mund të zërë gjumi dhe t’i dalë një javë më mbrapa.

Ta dini se ç’kam hequr derisa i prisha gjumin, nuk fle më tani ai. Kur shikoja plehrat dhe telefonoja Jorgon..Pip, pip, dhe filloja mblidhja plehrat vetë. Me rritjen e turizmit këtu, do të rriten të ardhurat. Kur të vijnë turistët këtu atë do i nxirrni foto? Ai i tremb turistët, uën nuk e vë as roje te vodafoni se falimenton kompania. Një garanci keni ju që nuk doni që pronat të ikin për lesh, mua, PS dhe këtë kanidatin këtu. Unë nuk e di a kanë hyrë ndonjëherë në det, vijnë dhe kanë marrë pronat këtu. Këta që kërkojnë votën janë në një marrdhënie turpi me vendin, me komunitetet, me atat që iu kanë dhënë emrin, familje e tyre, sepse vijnë e kërkojnë votën me prokurën e gërdallën non grata. Flamuri ynë kombëtar nuk ka qenë kurrë më parë më i respektuar se sot.

Zjarr Tv Ad