“Largohuni nga zona se do hani plumbin”, kreu i FRPD në Durrës bën denoncimin: Grupe kriminale kërcënuan mbështetësit e Igli Carës

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i FRPD të Durrësit, Shyqyri Myrtollari ka bërë një denoncim të fortë në një deklaratë për media.

Ai është shprehur se një grup të rinj që kanë qenë duke shpërndarë fletpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara janë kërcënuar. Disa persona i kanë kërcënuar se nëse nuk largohen nga zona “do hanë plumbin”.

Deklarata e plotë:

Denoncim ndaj grupeve kriminale të organizuara për kërcënimet kundrejt mbështetësve të kandidatit për Bashkinë Durrës, z. Igli Cara.

Sot rreth orës 13.30 në lagjen Stalla të zonës së Sukthit, ndërsa grupi i të rinjve të FRPD-së, po shpërndanin fletpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara, një grup i përbërë prej afro 10 personash, janë afruar duke kërcënuar të rinjtë demokratë, që “ Nëse nuk do të largoheshin nga zona e tyre, do të hanin plumbin”.

Ndërsa dita e votimeve po afron bandat kriminale janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit te Durrësit duke ju bërë presion jo vetëm banorëve por edhe atyre që janë kundërshtarë të kryetares aktuale të Bashkisë.

Ne si forcë politike denoncojmë këtë rast kriminal dhe kërkojmë nga Policia e Qytetit të Durrësit që të verifikojë urgjentisht personat të cilët kanë kryer këtë vepër penale dhe të merret masat e duhura ndaj tyre.

E drejta e informimit dhe e drejta e votës së lirë është e drejta e të gjithë qytetarëve. Presioni dhe kërcënimi i çdo votuesi është metoda e marrjes së votave nga ana e grupeve të organizuara të kryetares së Bashkisë Emiriana Sako. Kjo duket qartë nga prezenca e patonazhistëve dhe grupeve të organizuara kriminale të shpërndara kudo nëpër zonat e ndryshme të qytetit të Durrësit.

Kjo nuk e ndalon aspak punën tonë dhe as që na frikson në hapat për ndryshimin e kësaj anarkie të krijuar nga njerëz të mbytur nga korupsioni dhe krimi.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve Durrsakë që të mos intimidohen dhe as te tolerojnë kërcënimet e bandave kriminale dhe më 14 maj të vendosin vetë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Durrës.

Zjarr Tv Ad