Zbatimi i reformës ne drejtësi po rezulton po aq i vështire sa dhe miratimi i saj ne parlament. Pas vettingut, parlamenti kërkon te rihape garën per anëtaret e dy institucioneve te reja, Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë. Ne nje letër drejtuar kryetarit te parlamentit Ilir Meta, sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni Albana Shtylla kërkon rihapjen e garës per anëtaret e këtyre dy institucioneve qe vijne nga radhët e trupës se pedagogeve, pasi numri i kandidateve është i pamjaftueshëm.
“Ne cilësinë e organit përgjegjës per thirrjen e mbledhjes se posaçme te drejtuesve per përzgjedhjen përfundimtare te kandidateve, ne zbatimi te nenit 48 te ligjit nr 115/2016, vlerësoj rihapjen e procedurës per thirrjen dhe paraqitjen e shprehjes se interesit nga pedagoget.”
Trupa e pedagogeve me votim ka zgjedhur si kandidate per Këshillin e Larte Gjyqësor 6 pedagoge, ndërsa per Këshillin e Larte te Prokurorisë 5 pedagoge, nje numër ky i pamjaftueshëm per te siguruar nje proces zgjedhjeje konkurrues. Ne kete situate kuvendi i është drejtuar per ndihme misionit te be Euralius, i cili ka këshilluar rihapjen e aplikimeve.
“Nëse asambleja e personelit akademik e Fakultetit te Drejtësisë i dërgon sekretarit te përgjithshëm listën e kandidateve, qe rezulton se përmban nje numër te pamjaftueshëm te kandidateve, kjo e fundit përsëri ben menjëherë thirrjen per aplikime. Ne kete rast procedura e përzgjedhjes duhet te rifilloje nga fillimi, dhe thirrja mund te përcaktoje qe aplikimet qe janë paraqitur nuk duhet qe te përsëriten.”
Qe prej nisjes se reformës, arkitektura e sistemit te ri te drejtësisë ka qene burim përplasjesh mes maxhorances dhe opozitës, pasi kjo e fundit kërkoi nje skeme me te thjeshte, duke vene ne dukje se Shqipëria nuk ka burime te mjaftueshme njerëzore per nje numër te madh organesh dhe per demokratet, mungesa e kandidaturave është nje prove se shqetësimi i tyre ishte i drejte.v+