Administrimi i procesit zgjedhor pritet të futet në një tjetër skenar bllokimi nga opozita.
Përveç vendimit për mosregjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet parlamentare, dy partitë e opozitës me të drejtë anëtarësh në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve nuk kanë dërguar në KQZ propozimet e tyre sipas parashikimeve ligjore.
PS e LSI në përputhje me Kodin Zgjedhor kanë depozituar në KQZ propozimet e tyre për KZAZ ndërsa opozita, përkatësisht PD e PR me të drejtë anëtarësh në KZAZ nuk e kanë hedhur këtë hap.
Në bazë të kodit zgjedhor në nenin 28 të tij thuhet se vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve, çka do të thotë se në rastin konkret më vonë se data 19 mars, ndërsa partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, çka do të thotë jo më vonë se data 5 mars.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion