Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prej 4 ditësh, Fredi Beleri ndodhet në spitalin e burgut, nën monitorimin e mjekëve.
Mësohet se Beleri ka shfaqur probleme shëndetësore kardiake.
Ai ka ankimuar njëherësh në Apelin e Posaçëm dhe pranë shkallës së parë vendimin e kësaj të fundit për ta lënë në burg me akuzën e korrupsionit aktiv kryer në bashkëpunim.
Një tjetër kërkesë për shpallje të pavlefshme të ‘arrestimit në flagrancë’ është dërguar në apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pra kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Vlorës, e cila e konsideroi të ligjshëm arrestin.
Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli.