Pas tensioneve dhe protestave të dhunshme në Veri, ka reaguar Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në regimin e tij, Misioni i OSBE-së ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në komunat në veri të Kosovës.
“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës.
Dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente.
Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në reagimin e OSBE-së.