Qëndresa Qytetare ka protestuar sot kundër planit të qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ata e kanë cilësuar marrëzia e radhës duke theksuar se kjo nuk është një luftë mes shkencëtarësh, por luftë për institucionet e pavarura.
“Duhet të solidarizohemi me këta akademikë. Nëse nuk solidarizohemi, diktati i VKM-së do prekë çdo pjesë të jetës sonë.
Ky institucion e gëzon autonominë, nuk ka arsye që të mos pyetet. Nuk ka arsye, kur një vit më parë ministrja deklaronte se është institucion ekselent dhe pas një viti të pranojë një draft të tillë.
Qytetarët të mos e shikojnë si një luftë mes shkencëtarëve, është një luftë për institucione të pavarura, për transparencë, llogaridhënie”, deklaruan ata.
Sipas tyre, është në rrezik kërkimi shkencor.