Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person ka humbur jetën në Sarandë pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati.
Mësohet se shtetasi me iniciale E.K., rreth 50 vjeç ishte duke punuar në pallatin ku po ndërtohej dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ku për pasojë ka humbur jetën.
50-vjeçari nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.