Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të lerë në burg Axel Hoxhën 18 vjeç, i cili vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkëzin në Tiranë në prill të këtij viti.
Gjykata po ashtu ka vendosur pak ditë më parë që në brug të lërë edhe bashkëpuntorin e tij, Ensi Maze.
Axel Hoxha akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje e armëve të ftohta pa leje, ndërsa Maze akuzohet për vrasje e kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 18 prill të këtij viti. 18 vjeçari raportohet se i kishte ngacmuar në Instagram të dashurën Stiven Toshkezit dhe pas një konflikti të mëparshëm, i kishte bërë pritë mesnatën e 18 prillit. Axel Hoxha ndodhej bashkë me shokun e tij Ensi Maze.
Nga kamerat e sigurisë rezultoi se 18-vjeçari është personi që konfliktohet me Toshkezin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra i shkaktoi edhe vdekjen.
Ndërsa Maze gjatë sherrit mbante derën e makinës të mbyllur që shoku i Stiven Toshkëzit mos dilte nga mjeti dhe të ndihmonte 20-vjeçarin që po sulmohej.