Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë u ndal tek vendimi për riorganizimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Gjatë fjalës së saj Kushi tha se gjatë mbledhjes së qeverisë kanë miratuar vendimin për bashkimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike me Akademinë e Shkencave. Ky vendim sipas Kushit ka ardhur pasi janë konstatuar një sërë problemesh dhe shkeljesh ligjore nga ASA. Prej 8 vitesh kjo akademi nuk kishte regjistruar asnjë student dhe nuk kishte asnjë lloj akreditimi për të funksionuar si institucion i arsimit të lartë.
Kushi tha se Ministria e Arsimit miratoi dhe kërkoi që ky institucion të riorganizohet për tu përputhur me kriteret ligjore, mirëpo përgjatë gjithë këtyre viteve Akademia e Studimeve Albanologjike nuk arriti të riorganizohej për të qenë në respekt të ligjit.
Sa i përket doktorantëve ministrja tha se do të kujdesen që t’i transferojnë në instiucionet të cilat sigurojnë programe doktorature.
“Kemi miratuar nëj vendim i icli ka patur përgjatë ditëve të fundit shuëm debate madje dhe spekulime. Është fjala për riorganizimin e ASA nga akademi, pasi nuk mund të jetë akademi sepse nuk i plotëson kriteret për të qenë institucion i arsimit të lartë, në njësi autonome apo institute autonome pranë Akademisë së Shekncave. Me qëllim për të ngritur albanologjinë shqiptare në një nivel të ri për rëndësinë që ka sa i takon vlerave dhe identitetin tonë kombëttar. Akademia e studimeve albanologjike është krijaur në vitin 2007 dhe ka qenë shkëputja e instituteve që deri në atë kohë kanë qenë duke u grumbulluar bashkë dhe duke krijuar qendrën që më pas me miratimin em eligjin e arsimit të lartë kërkoi kj oqendër të kthehej në një institucion të arsimit të lartë.
Ministria e Arsimit e miratoi dhe kërkoi që ky institucion të riorganizohej për tu përputhur me kriteret ligjore, por akademia e studimeve albanologjike dhe pse mori këtë emër nuk arriti asnjëherë të riorganizohej për të qenë në respekt të ligjit. Këtë vit Minsitria e Arsimit filloi një kontroll ligjshmërie në institucionet e arsimit të lartë dhe të ASA dhe janë konstatuar një sërë problematikash, pa rregullsish madje dhe shkelje të rënda ligjore. Unë mund tju përmend disa nga këto shkelje që janë më thelbësore. Akademia e studimeve Albanalogjike sot që flasim asnjëherë nuk ka patur një Fakultet dhe nuk ka mësimdhënie e cila e bën të pamundur që të funksionojë si intitucion i arsimit të lartë.
Akademia është e paakredituar si nga ana institucionale po ashtu dhe nga programet e studimit, nuk është akredituar asnjëherë. Mos akreditimi e bën të pamundur që të jetë instiucion i arsimit të lartë dhe të lëshojë diploma. Ka 8 vite që nuk regjistron asnjë student, 8 vite asnjë regjistrim në asnjë program studimi dhe kjo i bën pasive të gjitha programet. Qendra e inckopedisëë është në shkelje të ligjit, nuk ka të miratuar rregulloret dhe për të kaluar te pjesa e adminsitrimti financiar ka një sërë problematikash. Nuk kanë aplikuar për regjistra, nuk kanë audit të brendshëm. Ne kemi një vendim të raportit të grupit të punës që ka muaj të tërë që po punon ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha dhe të shumta.
Prandaj për këtë arsye ne po e riorganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet dhe vendimi i këshillit të minsitrave garanton transferimin e të gjitha të drejtave të gjitha transferohen te Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Për doktorantët të cilët janë në proces, që dueht të kishin mbaruar prej kohësh, do i mëbshtesim dhe Ministria e Arsimit do të jetë garant që të transaferohen në insitucione të tgjera që siguroijnë programe doktorature”, tha ministrja.