Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 54-vjeçar ka shkuar i plagosur në spitalin e Sarandës këtë mesditë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se personi i plagosur është identifikuar si E. Sulo, i cili mësohet se ka marrë dy goditje me thikë, në kokë e poshtë sqetullës.

Mësohet se i plagosur po merr mjekim në urgjencën Stefan Mekshi” të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2., si dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Bëhet me dije se uniformat blu kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim, ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen.

Zjarr Tv Ad