Një muaj pas të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, ku humbën jetën disa nxënës, është ngritur një tjetër protestë në rrugët e Beogradit.
Dhjetëra mijëra pjesëmarrës u mblodhën para Dhomës së Asamblesë Kombëtare në qendër të kryeqytetit serb ku kanë mbajtur fjalën disa persona me ndikim në Serbi.
Kjo është protesta e 5-të që mbahet në Beograt nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Qytetarët të indinjuar në një zë kanë kërkuar edhe dorqëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Kujtojmë që këto protesta vijnë pas dy ngjarjeve të rënda të shënuara në Serbi, e para në një shkollë ku një nxënës i mitur hapi zjarr në shkollë duke vrarë 9 persona. Pak ditë më pas një tjetër masakër u shënua në Serbi ku një 21-vjeçar vrau me automatik 8 persona dhe plagosi 10 të tjerë.