Jetonin prej vitesh në Amerikë, ishin kthyer për pushime në Përmet, si 24-vjeçari mbyti nënën e tij me plasmas

0
411
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Përmet, ku 24-vjeçari mbyti nënë e tij.

Albi Muhollari në gjende të rënduar depresive ka mbytur nënën e tij shtetasen Zeniate Muhollari, 65 vjeçe. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqiëpri për pushime.

Burime për media bëjnë me dije se pas një debati, 24-vjeçari në gjendje depresive ka mbytur me plasmas nënen e tij.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia për ngjarjen.

Zjarr Tv Ad