Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident i rëndë u shënua ditën e djeshme në Bërxull të Tiranës, ku nga përplasja e dy makinave humbi jetën një 7-vjeçar.
Policia njoftoi se automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, u përplas me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Mësohet se njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 7-vjeçar.
Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u pëprlas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 7-vjeçarit.
Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.