Gazetari Mentor Kikia është shprehur se të qenurit kryetar partie nuk të bën lider.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se në vendin tonë që prej tre dekadash nuk meriton askush që të quhet lider.
Mes tjerash ai nënvizoi se lider është ai që ka bërë histori.
“Të bësh liderin e një grupimi politik nuk është e lehtë dhe pse ne quajmë lider çdo kryetar politik. Lider është ai që arrin që grupimi politik që ka ta çojë përpara, ta ngrejë në pushtet. Në këtë këndvështrim politikani që ne predikojmë nuk ekziston. Politika vet në vetvete i ka të gjithë maskarëllëqet. Lider është ai që ka bërë historinë. Liderët për një komb numërohen me gishta. Tek ne gjatë këtyre 3 dekadave, asnjëri nuk meriton që t’i shkruhet emri me germa të arta për lider. Nga ’90 e këtej Shqipëria po vuan pasojat e një drejtimi katastrofik”, tha ai.