Alfred Lela: Këto ditë do nxjerr prova që do iu çudis jo vetëm ju, po gjithë botën, nga Briri i Artë deri në Vladivostok

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alfred Lela thotë se ai dhe Sali Berisha do nxjerrin prova për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit, që do çudisin botën.

Alfred Lela: Për zgjedhjet (të flas) apo për post-Gaz Bardhin?!

Për gjithë debatin!

Alfred Lela: Shiko, unë jam edhe Genti, edhe Strazimiri gjithashtu. Për fat të mirë dhe për fat të keq, jemi pjesë e një grupi aty në PD që i sheh, pra, që jemi dëshmitarë (s’po them jemi të dorës së tyre, sepse të dorës së parë janë ata që kanë parë kur ka ndodhur, teksa ka ndodhur, ajo që ka ndodhur me zgjedhjet). Është pamje që nuk ke çfarë të bësh tjetër. Mund të zgjedhësh, po të marrim si aksiomë atë që thotë Irisi që mos iu tregoni të vërtetën njerëzve, se i dekurajoni…

Iris Luarasi: Nuk thashë mos i tregoni! Një sekondë, ku e thashë unë këtë gjë?!

Alfred Lela: Pse ua thoni…

Iris Luarasi: Nuk mund të vesh në gojën time që t’i them njerëzve gënjejini ju njerëzit. S’e them kurrë këtë. Thashë bëni beteja politike, se po bëni luftë disfatiste.

Alfred Lela: Pse, beteja për votën, beteja për zgjedhjet nuk është politike?! Beteja për zgjedhje të lira nuk është politike?! Ajo që ne po shohim këto ditë dhe së shpejti do ta kenë edhe ndërkombëtarët, edhe mediat, edhe juve, edhe ata që bëjnë sikur nuk shohin, sikur nuk kuptojnë, se ashtu u intereson, është jo termi që përdor Sali Berisha – farsë, jo terma që janë përdorur vazhdimisht për zgjedhjet – masakër, kasaphanë, përçudnim e me radhë, por është e një shkalle të pahasur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve kudo në botë, që nga Briri i Artë e deri lart në Vladivostok.

Askund! Asnjëherë dhe do ta shihni e shpresoj të keni sy për ta parë dhe të thoni atë që shihni dhe jo atë që ju intereson për të thënë. Kaq kam për të thënë.

Kaq kam për të thënë për atë që do të pritet të dalë dhe të dëshmohet dhe njerëzit, publiku i gjerë ta shohë! Sepse, kjo të ndërtuarit e një Shqipërie “daneze”, ndërkohë që Shqipëria në të cilën jetojmë në daç në zgjedhje, në daç në demokraci, në daç në sjelljen ndaj kundërshtarit politik e të gjitha këto u përmendën, vula, marrja e vulës me forcë, të detyruarit, pra të shkuarit kundër vullnetit të lirë të forcave në një koalicion dhe të detyruarit e tyre, të zgjedhësh me forcë kryetarin, jo atë çka ata duan, po atë çka do pushteti dhe çka duan gjykatat është…

Iris Luarasi: Koalicioni ishte vendosur edhe para se të… Që do të shkonin bashkë Berisha me Metë, kjo ishte vendosur bashkë dhe s’kishte lidhje me vulën.

Alfred Lela:…ështe pafalshme! Shumë vetë në Shqipëri dhe përreth e falën, por është e pafalshme dhe bëjnë sikur nuk shohin shumë gjëra. Një ndër gjërat që bëjnë sikur nuk shohin është – e dini sa qindra mijëra vetëve ua ndërruan qendrat e votimit pa i lajmëruar, pa i pyetur?! Pa u thënë?! E dini që PD-ja ka çuar një padi në SPAK për këtë?!”

Zjarr Tv Ad