Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë E Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
Brenda 72 orësh Dako do të dalë në Gjykatë, për të pritur vendimin që do merret ndaj tij.
Urdhër arresti ndaj Vangjush Dakos, është firmosur rreth orës 15:00 nga Gjykata e Posaçme.
Kërkesa e prokurorit Sotir Kllapi është pranuar nga gjykata për Dakon, 8 ish zyrtar dhe 1 biznesmen. Sipas të dhënave bëhet fjalë për një hetim të nisur rreth 1 vit më parë për një procedurë prokurimi si dhe dhënien e lejes së një pallati.
Prokurori Sotir Kllapi, i ka kërkuar Gjykatës 7 masa arresti me burg dhe 3 masa arrest shtëpie.